Kryeministri holandez

Rutte nga Tirana: Sot kam mundësi të bisedojë me Kurtin e Bërnabiqin për të ulur tensionet

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka folur pas pritjes nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet sot në Tiranë.

Rutte ka folur pëe mediet, ku ka komentuar edhe situatën në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë.

Ai ka thënë se situata duhet të shtensionohet teksa ka shtuar se sot do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

“Tensionet në veriun e Kosovës, natyrisht kërkojmë shumë që të shtensionohet situata. Kemi folur më parë me presidentin Vuçiq. Sot kam mundësi të flas me kryeministren e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Shpresojmë që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet.” – ka thënë ai.

Ndryshe, punimet e samitit të Procesit të Berlinit kanë filluar dhe tashmë po flasin liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.