Rusisë i dhembë rezoluta e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt në Parlamentin shqiptar.

“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë.”

Ndërkohë më 21 korrik u miratua me vota anonime Rezoluta kundër raportit Dick Marty-t i propozuar nga PS. Kanë qenë 125 vota pro rezolutës kundër këtij raporti.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste depozitoi në Kuvend projektrezolutën ku kërkohet të konsiderohen të paargumentuara pretendimet e ngritura nga Dick Marty “për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë”.