Rusia ka vënë veton ndaj rezolutës së hartuar nga SHBA dhe Japonia për parandalimin e armëve bërthamore në hapësirë.

Drafti synonte të “forconte dhe mbështeste regjimin global të mospërhapjes, përfshirë në hapësirën e jashtme, dhe të riafirmonte qëllimin e përbashkët për mbajtjen e tij për qëllime paqësore”.

Teksti mori 13 vota pro, veton e Rusisë dhe abstenimin e Kinës.