Rusia vatra e koronavirusit: Numri i rasteve të konfirmuara rritet për 10 mijë brenda një dite

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi është rritur gjatë 24 orëve të fundit me 10 mijë persona, duke vënë kështu një numër rekord në konfirmimin e rasteve të reja.

Kjo e solli numrin total të të infektuarve në Rusi në 145,268, sipas qendrës për reagimi ndaj krizës së koronavirusit në këtë vend.

Raporti gjithashtu njoftoi edhe për 76 vdekje të reja nga koronavirusi, duke sjellë numrin total në 1356.

Numri i të infektuarve dhe viktimave në Rusi nga ky virus është shtuar ditëve të fundit, por që nga fillimi ka pasur dyshime për raportimin e këtyre numrave, duke u akuzuar se vendi po bën presion ndaj autoriteteve shëndetësore për të fshehur numrin e vërtetë.