Një avion luftarak ukrainas MiG-29 është shkatërruar gjatë një beteje ajrore në rajonin lindor të Donetskut, pretendon ushtria ruse.
Në një konferencë për shtyp, një zëdhënës ushtarak tha se mbrojtja ajrore ruse shkatërroi gjithashtu dy raketa Tochka-U në Luhansk, si dhe një raketë Smerch në Donetsk.
Dhjetë dronë ukrainas janë shkatërruar gjithashtu, shtoi Igor Konashenkov.
Ai tha se forcat ruse kishin goditur 38 objektiva ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë depo armësh dhe poste komanduese.
Të dyja palët pretendojnë rregullisht humbje të detajuara që i kanë shkaktuar tjetrës, të cilat BBC nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.







