Rusia shkakton katastrofë ekologjike në Oqeanin Arktik, aktivistët bëjnë thirrje për marrjen e masave

Karburantet toksike nga një rrjedhje masive në Siberi të Rusisë mund të kenë arritur tashmë në Oqeanin Arktik, pavarësisht pretendimeve të zyrtarëve rusë se kanë bërë pastrimin e rrjedhjes toksike. Një aktivist i mjedisit i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta shpallte aksidentin si një katasrofë globale.

Më shumë se 21,000 tonë metër kub naftë dhe mbetje toksike rrjedhën në tokë dhe lumenj afër qytetit të Norilsk të Rusisë pasi rezervuari i karburantit i një termocentrali u shemb më 29 maj të vitit të kaluar.. Hidrogjeologu me bazë në Moskë, Georgy Kavanosyan, tha se ai bëri matje në lumin Pyasina që derdhet në Detin Kara, i cili është pjesë e Oqeanit Arktik, që tregoi më shumë se dyfishin e përqendrimit normal të produkteve toksike të naftës.

“Tani ndotësi po i afrohet Oqeanit Arktik ose tashmë është atje,” shkroi ai në një letër për aktivisten suedeze të klimës Greta Thunberg që ai postoi në Instagram. Kavanosyan tha që grimcat që treten në ujë janë më kancerogjene dhe toksike sesa produktet e karburantit të mbledhura nga sipërfaqja e ujit. Disa, tha ai në një video në YouTube të botuar të enjten e kaluar, mund të depërtojnë nën lëkurë dhe të qëndrojnë atje për dekada.

Ai po ashtu bëri të ditur se të gjitha kafshët e këtij oqeani do të kontaminohen dhe do të ngordhin. Kavanosyan akuzoi manjatin e metaleve, Vladimir Potanin, për përpjekje për të mbuluar shkallën e dëmit dhe tha se ai po përballej me një “rrezik të madh” duke dalë në publik me pretendimet. Rënia e rezervuarit të karburantit u zhvillua në një termocentral në pronësi të një filiali të gjigandit të metaleve “Potanin Norilsk Nickel” në Siberi.

“Ne nuk ishim në gjendje të shmangim një katastrofë ekologjike masive”, tha Kavanosyan në video nga Norilsk, ku ai tha se duhej të merreshin masa paraprake shtesë për ta shpëtuar oqeanin nga katastrofa. “Shkalla e katastrofës është me të vërtetë kolosale dhe ne urgjentisht kemi nevojë të deklarojmë situatën si një katastrofë mjedisore ndërkombëtare”, tha ai. Greenpeace Rusia thotë se është derdhja e parë në shkallë të gjerë në rajon përtej Rrethit Arktik. /Ballkani.info/