Rusi

Rusia shënon 9,200 raste të reja të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, Rusia i ka shënuar 9,200 raste të reja të koronavirusit, mbi 1,300 më pak se një ditë më parë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 272,043 persona.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 119 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga virusi i ri në vendin më të madh në botë shkoi në 2,537.

Pavarësisht rasteve të reja, qeveria ruse ka vendosur që ta fillojë lehtësimin e masave të kufizimit, ndonëse në Moskë, ku është shënuar shumica e rasteve, do të vazhdojnë të mbeten në fuqi disa masa.

Rusia është në mesin e vendeve me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë, por dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë, ndonëse disa besojnë se shifra zyrtare e viktimave nuk është e saktë.