Për të shtatën ditë me radhë, Rusia ka regjistruar më shumë se dhjetë mijë të infektuar të rinj për 24 orë.

Shifra e së shtunës ishte pak më e lartë se ajo që u shënua një ditë më parë, kur u konfirmuan 10,699 raste. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Rusi shkoi në 198,676 persona.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 104 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 1,827.

Gjatë kësaj jave, Rusia ua kaloi Francës dhe Gjermanisë për numrin e infektimeve dhe u bë shteti i pestë në botë me më së shumti raste.