Dron

Rusia rrëzon dronët afër Moskës dhe afër kufirit me Ukrainën

Rusia raportoi një seri sulmesh me dronë në territorin e saj të shtunën që vrau të paktën një person në një rajon në kufi me Ukrainën dhe përsëri detyruan mbylljen e përkohshme të tre aeroporteve kryesore që i shërbejnë kryeqytetit Moskës.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan një dron të lëshuar nga Ukraina mbi distriktin Istra të rajonit të Moskës, rreth 50 km në perëndim të Kremlinit.

Aeroportet Sheremetyevo, Domodedovo dhe Vnukovo të Moskës pezulluan fluturimet për disa orë, tha agjencia e lajmeve TASS.

Një person u vra nga copëzat e një droni mbi rajonin e Belgorod që kufizohet me Ukrainën në jugperëndim të Rusisë, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai tha se gjashtë persona u plagosën në granatimet e Ukrainës ndaj fshatit Urazovo, ku u dëmtuan 16 shtëpi.

Forcat ajrore ruse rrëzuan një dron të lëshuar nga Ukraina të shtunën në mbrëmje mbi rajonin Bryansk, i cili kufizohet me Ukrainën në perëndim të Rusisë, tha Ministria e Mbrojtjes, shkruan Reuters.