Rusia regjistron 8863 raste të reja me COVID-19

Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Ministria ruse e shëndetësisë raportoi të martën 8,863 raste të reja pozitive të COVID-19, që sjell shifrën e përgjithshme të infeksioneve në 423.741, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi u rrit për 182, duke arritur në një total prej 5037 viktimash.

Zyrtarët rusë të shëndetësisë konfirmuan gjithashtu se gjithsej 11.1 milionë teste janë kryer në shkallë vendi dhe se deri tani 186.985 pacientë janë shëruar.