Të dielën, autoritetet ruse thanë se kishin regjistruar 11,012 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vendit në 209.688 të infektuar.

Autoritetet shëndetësore në Rusi, thanë se 88 njerëz kishin vdekur gjatë ditës së kaluar, duke rritur numrin kombëtar të vdekjeve në 1.915 viktima, raporton Reuters.

Rastet e koronavirusit rus kapërcejnë infeksione franceze dhe gjermane këtë javë, duke u bërë shteti i pesti me numrin më të lartë në botë.