Rusia organizon kampionatin e futbollit në baltë/VIDEO

Në St.Petersburg të Rusisë është organizuar një lojë mjaftë interesante e futbollit. Në një fushë të mbushur me baltë, lojtarët filluan lojën e tyre, e cila tashmë është tradicionale në këtë qytet.

Loja është luajtur në një vend malor, ku ekziston edhe fusha e veçantë për këtë sport, raporton Euronews.

Në finale, skuadra lokale POGI fitoi skuadrën Spb Lakes me një gol avantazh, që do të thotë se ata do ta përfaqësojnë Rusinë në të njëjtin sport, e tani në Kupën e Botës në Finlandë.

Aktualisht ekzistojnë rreth 300 skuadra që luajnë një lojë të tillë në mbarë botën.