Rusia nuk sheh precedent në rast të ndarjes së Kosovës

Rusia nuk mbron ndarjen e Kosovës, ose ndonjë prej opsioneve për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por nuk e kupton pse ndarja e Kosovës do të ishte precedent në Evropë.

Kështu ka deklaruar ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko.

“Ish-Jugosllavia është ndarë në çdo mënyrë të mundshme. Dhe, në fund të fundit, del se nuk ishte precedent as shpërbërja e RSFJ-së, as e RFJ-së, e as e vetë Serbisë, që ndarja e Kosovës të jetë precedent. Deklarata të tilla tingëllojnë të çuditshme”, ka thënë Bocan-Harçenko në një intervistë për mediumin serb “Politika”.

loading…