Rusia nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

Pozicioni i Rusisë për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës nuk ka ndryshuar dhe Moska zyrtare mbështet një zgjidhje që do të korrespondojë me interesat e Serbisë dhe serbëve, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova.

Ajo tha sot në një konferencë të rregullt për shtyp se Rusia mbështet një zgjidhje që do të korrespondojë me dokumentet ligjore ndërkombëtare që rregullojnë këtë situatë, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.