Rusia nuk e largon spiunin nga Bullgaria, reagojnë ashpër amerikanët dhe britanikët

Federata Ruse, ende nuk e ka larguar spiunin e zbuluar nga Bullgaria, i cili shërbente në ambasadën ruse në Sofje nën petkun e “sekretarit të parë”, gjë e cila paraqet shkelje flagrante të sovranitetit bullgar.

Të premten, Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva e ka thirrur Anatoly Makarovin, ambasadorin rus në Bullgari, dhe ka kërkuar që ta largojë Vladimir Anatoleyvich Rusyaev (i lindur më 12.07.1970), një oficer të fshehur të inteligjencës së Federatës ruse që ishte zbuluar duke kryer spiunazh në Sofje.

Afati i parë ishte që kjo gjë të bëhej brenda 72 orëve, porse siç shkruajnë mediat bullagre nëj gjë e tillë nuk kishtë ndodhur me kohë.

Spiuni rus kishte marrë detyrën e “Sekretarit të parë” në ambasadën ruse në Sofje më 3 gusht të vitit 2017, shkruan Ballkani.info.

“Rusia ende e sheh Bullgarinë si një shtet vazal dhe po përpiqet që ta minojë sovranintetin e institucioneve, proceset demokratike e të drejtësisë dhe vet popullin bullgar. Bullgaria nuk është – republika e 16-të sovjetike”, thuhet në mediat vendase.

Zyra e Prokurorisë Speciale të Bullgarisë, duke vepruar në një vlerësim të lartë nga Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (SANS), hetoi sekretarin e parë të ambasadës ruse dhe zbuloi se që nga shtatori 2018, ai kishte qenë i përfshirë në spiunazh.

Lidhur me zhvillimet e kësaj ngjarjeje, janë përfshirë edhe ambasadat perëndimore në Sofje.
Në një deklaratë, ambasada amerikane tha se “SHBA përgëzon veprimet e fundit të qeverisë bullgare për të mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin e vendit nga ndikimi keqdashës.

“Ne mbështesim përpjekjet afatgjata të agjencive të përfshira në hetimin dhe ekspozimin e shkeljeve të ligjit bullgar. Bullgaria është një aleat i fortë i NATO-s dhe partner i BE-së dhe ka një të drejtë të patjetërsueshme për të përcaktuar të ardhmen e vet “, tha ambasada e SHBA-së.

Ndërsa, ambasada britanike, lidhur me rastin ka thënë se “Ne vërejmë me interes deklaratat e Prokurorit të Përgjithshëm bullgar dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë në lidhje me dëbimin e një diplomati rus”.

“Mbretëria e Bashkuar e konsideron Bullgarinë si një partner të besueshëm evropian dhe aleat të NATO-s. Ajo ka të drejtën sovrane t’i përgjigjet kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë përpjekjet e Bullgarisë në këtë drejtim”. /Ballkani.info/

loading…