Industria armëve

Rusia ngjitet e dyta për shitje të armëve, kush mbetet e para?

Rusia është ngjitur në vendin e dytë për shitjen e armëve në botë duke i zënë vendin Britanisë së Madhe.

Ndërkohë SHBA vazhdon të jetë e para.

Instituti Kërkimor Ndërkombëtar për Paqe në Stokholm e publikoi të hënën raportin vjetor të shitjes së armëve për vitin 2017.

Sipas këtij raporti, Shtetet e Bashkuara e kanë rritur sasinë e shitjes së armëve për 2 për qind, duke arritur vlerën e 222.6 miliardë dollarëve.

Në anën tjetër, Rusia renditet e dyta me 37.7 miliardë dollarë shitje, shifër e cila është për 8.5 për qind më e madhe në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas listës së publikuar nga institutit suedez, dhjetësha plotësohet me Francën, Italinë, Japoninë, Gjermaninë, Kinën, Izraelin dhe Indinë, shkruan “Free Europe”.