Termocentrali bërthamor i Çernobilit është pushtuar nga forcat ruse pas një beteje të ashpër për kontrollin e zonës.

Mediat e huaja raportojnë se kjo është thënë nga një këshilltar i zyrës presidenciale të Ukrainës.

“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të pakuptimtë nga rusët”, tha Mykhailo Podolyak.

Më herët presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi se forcat ruse po sulmonin zonën e Çernobilit.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të pushtojnë termocentralin bërthamor të Çernobilit. Mbrojtësit tanë po japin jetën që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet. Unë ia raportova kryeministrit suedez. Kjo është një shpallje lufte për të gjithë Evropën”, shkroi Zelensky në Twitter, transmeton Demokracia.com