Moska dhe Uashingtoni duhet të vazhdojnë dialogun për kontrollin e armëve, theksoi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov gjatë një konference shtypi.

“Ne jemi akoma të hapur për një dialog të drejtpërdrejtë dhe domethënës me SHBA-në për çështje që lidhen me traktatin INF dhe çështje të tjera të stabilitetit strategjik, bazuar në respektin reciprok dhe marrjen në konsideratë të interesave të secilit”, shtoi ai.

“Është e nevojshme të vazhdohen konsultime midis agjencive të kontrollit të armëve, me vëmendje të veçantë për armët bërthamore, për të cilat është diskutuar në Gjenevë më 17 korrik”, shtoi ai.

loading…