Rusia kapet edhe me Google, e gjobit për shkak të publikimit të skandaleve të Putinit

Rusia ka gjobitur gjigantin Google me mbi 40 mijë dollar për shkak të mos fshirjes së publikimeve që i ka bërë opozita në internet, e që janë kryesisht fakte që flasin kundër presidentit, Vladimir Putin.

Gjoba ndaj Google vjen pasi vitin e kaluar ishte gjobitur edhe Twitter e Facebook me pretekstin e mos respektimit të të dhënave, por që kjo është hedhur poshtë nga kompanitë e lartpërmendura.

Po ashtu rrjeti Linkedin u bllokua nga Rusia pasi refuzoi që t’i lëvizte të dhënat siç ia kërkoi Kremlini.

Kjo është hera e parë që kompania amerikane është ndëshkuar për shkeljen e ligjit të diskutueshëm të miratuar në vitin 2014 që kërkon që të dhënat personale të përdoruesve rusë të ruhen brenda Rusisë.

Muajt e fundit, Rusia ka ndërmarrë veprime ligjore kundër kompanive të huaja të teknologjisë, veçanërisht rrjeteve sociale, për dështimin e fshirjes së përmbajtjes me kërkesë të mbikëqyrësit të mediave shtetërore.

Kritikët e Kremlinit thonë se qeveria përdor pretekstin e mbrojtjes së të miturve dhe luftimin e ekstremizmit për të hequr përmbajtjen e lidhur me opozitën, e cila bazohet kryesisht në internet.

Gjatë protestave në mbështetje të kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny në janar, autoritetet akuzuan platformat e internetit për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë duke mos fshirë postimet që thërrisnin të miturit të bashkoheshin në tubimet.

Facebook dhe Google janë dënuar me gjobë për dështimin në heqjen e përmbajtjes së paligjshme, ndërkohë që Twitter kishte shërbimet e tij të kontrolluara nga rregullatori i mediave qeveritare ruse në fillim të këtij viti.

Mbikëqyrësi i mediave gjithashtu kërcënoi të ndalojë Twitter plotësisht nëse përmbajtja e ndaluar nuk hiqet. Rusia ditët e fundit ka nisur një fushat të egër kundër mediave të pavarura, duke i bllokuar, për shkak të kritikës ndaj presidentit Putin.