“Rusia ka hapur 300 kompani në Serbi që nga fillimi i luftës në Ukrainë”

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Blerim Vela nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se Serbia është “strehë e sigurt për bizneset ruse”.

Vela ka thënë se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka hapur mbi 300 kompani në Serbi, shkruan lajmi.net.

Sipas Velës, rusët që duan t’i shmangin sanksionet e BE-së, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve po hapin kompani në Serbi, pasi këta të fundit s’kanë vendosur sanksione ndaj saj.

“Serbia është vend i sigurt për bizneset ruse që i shmangin sanksionet e Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që nga fillimi i luftës në Ukrianë, Rusia ka hapur mbi 300 kompani në Serbi. Serbia nuk ka aplikuar asnjë sanksion ndaj Rusisë. Ajo mbetet pro-ruse, përderisa kërkon anëtarësimin ne Bashkimin Europian”, ka shkruar Vela.