Rusia ka bërë plane të bëjë ekzekutime publike pasi të pushtojë Ukrainën

Rusia ka bërë plane për të kryer ekzekutime publike në Ukrainë kur qytetet të pushtohen nga trupat ruse, raporton Bloomberg.

Bloomberg citon një zyrtar të inteligjencës evropiane, i cili thotë se Moska ka hartuar strategji për të thyer moralin, në mënyrë që të dekurajojë ukrainasit që të luftojnë pasi qytetet të jenë nën kontrollin e Kremlinit.

Zyrtari tha se Moska planifikon të shtypë protestën, të arrestojë kundërshtarët dhe të kryejë potencialisht ekzekutime publike, shkruan agjencia e lajmeve.