Politika e Vladimir Putinin, presidentit autoritar rus, po kalon tashmë edhe imagjinatën njerëzore.

Ai së fundmi është angazhuar që tua shpërlajë trurin edhe fëmijëve të shkollave, duke financuar fushata që kanë lidhje kryesisht me luftën që Rusia po e bën në Ukrainë.

Që nga fillimi i luftës, autoritetet ruse kanë ndarë 900 milionë rubla për edukimin e “patriotëve”. Kjo është tre herë më shumë se vitin e kaluar.

Ky buxhet dedikohet kryesisht që fëmijët e shkollave të mësohen për të gjuajtur me armë dhe përdorimin e tyre ta bëjnë edhe më të sofistikuar.

Që nga fillimi i luftës, strukturat shtetërore ruse filluan të shpenzojnë aktivisht para për “patriotizëm”.

Në portalin e prokurimeve publike të Rusisë janë shpallur më shumë se 80 tenderë të tillë. Shuma totale është rreth 900 milion rubla . Kjo është tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministria e Arsimit ndau deri në 300 milionë rubla vetëm për video edukative për nxënësit e shkollave. Përmbajtja patriotike duhet të formojë një “identitet qytetar rus” tek fëmijët në mënyrë që të “ruajë sigurinë publike”.

Përveç kësaj, videoja gjithashtu nuk duhet të ketë informacione që mund të formojnë një qëndrim mosrespektues ndaj zyrtarëve dhe presidentit.

Akademia Ruse e Arsimit ka vendosur të ndajë 21 milionë rubla për mësime tematike në internet për edukimin patriotik të fëmijëve. Nxënësve të shkollës do t’u tregohet për Ditën e Unitetit Kombëtar, Ditën e Oficerëve të Punëve të Brendshme, Ditën e Vullnetarëve, 100 vjetorin e Organizatës së Pionierëve dhe data të tjera të paharrueshme në historinë ruse.

Autoritetet e rajonit Chelyabinsk menduan se përmbajtja virtuale dhe mësimet gojore nuk mjaftojnë për të edukuar patriotizmin. Fëmijët do të përfshihen në ushtrime praktike: ata do të mësojnë se si të gjuajnë nga një tank dhe të kërcejnë me një parashutë. Për këtë do të shpenzohen 120 milionë rubla.

Për më tepër, kampet e trajnimit ushtarak për nxënës dhe studentë do të mbahen në të gjithë Rusinë. Më shumë se 50 milionë rubla janë ndarë tashmë për këto qëllime .

Nxënësit e shkollës nuk do të mbeten pa edukim patriotik as në verë. Gjatë pushimeve, atyre u ofrohet të shkojnë në kampe tematike për fëmijë.

Ata do të angazhohen në formimin e “identitetit të tyre rus dhe kulturës së shëndetit”.

Ditët e fundit Rusia është përballur me probleme serioze në frontin e luftës, pasi shumë ushtarë i janë vrarë dhe kanë dezertuar, duke bërë që të bie morali i ushtarëve rusë që janë dërguar në Ukrainë për ta pushtuar.