Rusia i bën thirrje SHBA-së që të heqin dorë nga armatosja e Kosovës

Ambasada e Rusisë në Washington ka reaguar për siç thonë armatimin e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e Rusisë i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuar dhe të heqin dorë nga politika e armatimit të Kosovës.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i përmbahen Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara… Të heqin dora nga politika e furnizimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë. Hapa të tillë provokues dëmtojnë përpjekjet për të arritur një zgjidhje për Kosovën dhe rrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhet në postimin e Ambasadës ruse në Twitter.