Rusia gënjen me statistikat e vdekjeve nga Covid-19, pamjet nga spitalet janë horror VIDEO

Trupa të zhveshur, të grumbulluar mbi njëri-tjetrin në dysheme të ndyra, që duken si skena në zonën e luftës dhe nuk ngjajnë aspak me spitale. Këto pamje vijnë nga Rusia si pasoj e vdekjeve nga Covid-19, raporton CNN.

Zyrtarët në Rusi nuk e pranojnë që gjendja është shumë e rëndë si pasoj e Covid-19, pavarësisht që presidenti i këtij shteti, Vladimir Putin, flet me krenari se po e mposhtin këtë pandemi. Një video që u publikua në CNN nga një sindikatë e mjekëve të lidhur me opozitën “Aleanca e Mjekëve”, e regjistruar në spitalin Ulyanovsk, një qytet rreth 500 milje në lindje të Moskës, tregon trupa të vdekur të shumë njerëzve.

“Kështu duken netët tona: tmerruese. Kjo është mënyra se si Covid-19 po vret të gjithë”, thotë një zë derisa po regjistronte videon që u publikua në CNN. Ndërsa Rusia përpiqet të marrë nën kontroll pandeminë, videot janë një nga disa shenja që tregojnë një numër të vdekurish shumë më të lartë sesa sugjerojnë shifrat zyrtare. Rusia thotë që nga 16 nëntori më shumë se 33,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19. Por ky numër është i diskutueshëm nga kritikët që thonë se Kremlini po raporton shifra të rrejshme, transmeton Ballkani.info.

“Unë mendoj se shifra e vërtetë është rreth 130 mijë njerëz të vdekur”, tha Alexey Raksha, një ish zyrtar i qeverisë i cili ka bërë vlerësimet e tij bazuar në të dhënat zyrtare mbi vdekjet e tepërta. Ky zyrtar thotë se vetëm midis prillit dhe shtatorit 2020, shifrat e vdekjeve ishin 117 mijë njerëz, ndërsa Kremlini me shifra zyrtare për këtë periudhë raporton 21 mijë vdekje nga COVID-19.

Raksha thotë se ai u largua nga institucioni i statistikave ruse “Rosstat” në korrik të këtij viti, pasi ishte i zëshëm për mënyrën se si kjo agjenci numëron vdekjet e lidhura me koronavirusin. Ai thotë se mospërputhja midis shifrave zyrtare dhe llogaritjeve të tij është për shkak të mënyrës se si Rusia klasifikon viktimat e saj nga Covid-19. As ministria ruse e shëndetësisë nuk u janë përgjigjur kërkesave të CNN për komente.

Kjo metodë e numërimit ndryshon nga udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila thotë se të gjitha vdekjet në lidhje me Covid-19 duhet të llogariten nëse nuk ka “një shkak të qartë alternativ që nuk mund të lidhet” me sëmundjen. Ndërsa lufton pandeminë, megjithatë, Rusia ende di se si të bëjë një shfaqje të mirë. Në gusht, mes shumë debateve, Rusia u bë vendi i parë që regjistroi një vaksinë të kundër Covid-19, e quajtur si  Sputnik V.

Por, kjo vaksinë u atakuar si jo efikase dhe me skepticizëm nga shkencëtarët. Një shofer i ambulancës në rajonin Saratov të Rusisë jugperëndimore – i cili foli për CNN në kushte anonimiteti për shkak të frikës nga pasojat në punë – tha se situata në spitalin e tij është “një rrëmujë”.

“Mjekët madje refuzojnë të pranojnë pacientë të moshuar me vështirësi në frymëmarrje,” tha ai. “Ata u thonë atyre se nuk ka nevojë t’i shtrojë në spital. Por arsyeja e vërtetë është se nuk ka vende të mjaftueshme në repart”. /Ballkani.info/