Që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia është bërë vendi më i sanksionuar në botë, sipas të dhënave të reja nga Castellum.AI.

Tani ka më shumë sanksione kundër Rusisë sesa kundër Iranit, Venezuelës, Mianmarit dhe Kubës së bashku.

Më shumë se gjysma e mbi 5,356 sanksioneve ekonomike ndaj subjekteve dhe individëve rusë janë bërë në dy javët e fundit. 

Pothuajse nëntë të dhjetat e sanksioneve të reja kanë qenë kundër individëve, si politikanë dhe oligarkë.