Rusia edhe më ashpër se Kosova, ndalon importin e grurit, çokollatës dhe birrës nga Ukraina

Autoritetet ruse njoftuan sot ndalimin e importit nga Ukraina të dhjetëra produkteve përfshirë grurin, çokollatën dhe birrën, në formë përgjigje ndaj sanksioneve ekonomike të Kievit që shënjestrojnë Rusisë.

“Qeveria ruse vendosi të ndalojë hyrjen në Federatën Ruse të mallrave me origjinë nga Ukraina ose që kalojnë tranzit nëpërmjet territorit ukrainas”, njoftuan autoritete ruse. Lista përfshin grurin, vajin e lulediellit, çokollatën, bukën, fruta të konservuara dhe perime, reçelin, birrën dhe verën, pelena për foshnjat, si dhe lloje të caktuara mobiljesh dhe motorësh.

Të kujtojmë se Kosova ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake që më shumë se një muaj. /Ballkani.info/