Rusia e fut në krizë energjetike Moldavinë

Moldavia po detyrohet që ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme energjetike për shkak që Rusia, gjegjësisht Gazpromi hodhi poshtë kërkesën e këtij shteti për t’ia shtyrë afatin e pagesës së gazir në janar. Njoftimin e ka dhënë qeveria moldave, duke cituar zëvendëskryeministrin, Andrej Spinu.

Zëvendëskryeministri Spinu tha se vendi është në gjendje të paguajë 38 milionë dollarë nga fatura totale e gazit prej 63 milionë dollarësh. Qeveria moldave deklaroi se do t’i kërkojë Parlamentit që nesër të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme. Moldavia dhe Gazprom kanë arritur një marrëveshje pesëvjeçare për furnizimin me gaz, e cila hyri në fuqi më 1 nëntor dhe që ndër të tjera parashikon një paradhënie çdo 20 ditë të muajit.

Lidhur me situatën energjetike në Moldavi, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se shitja e gazit rus në atë vend është një çështje tregtare midis Gazprom dhe ish-republikës sovjetike dhe se gazi është dorëzuar dhe duhet paguar. /Ballkani.info/