OKB

Rusia do që KFOR-i ta demilitarizojë Ushtrinë e Kosovës

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës shkel rëndë Rezolutën 1244, e cila mbetet bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas tij, themelimi i Ushtrisë së Kosovës përfaqëson destabilizimin e rajonit, kërcënon paqen dhe sigurinë në Ballkan, ndërsa ka thënë se shkelja ndodh me shpërfillje me përkrahjen edhe nga disa shtete perëndimore.

Nebanzya, ka thënë se KFOR-i nuk po e kryen mandatin e saj, teksa sikurse Vuçiqi, është thirrur në një pikë në rezolutë që thotë se KFOR-i duhet të shpërndajë çdo formacion ushtarak shqiptar. E kësisoj sipas tij, KFOR-i duhet ta trajtojë edhe FSK-në.

Nebenzya ka thënë se në FSK ka edhe ish ushtarë të UÇK-së, që siç ka thënë “është përgjegjëse për krime lufte”.

“Po na premtohet për drejtësi nga një Gjykatë Speciale, por ne nuk po e shohim atë”, ka thënë ai.