Rusia distancohet nga arrestimi i aleatit të ngushtë të Putinit në Ukrainë

Dje u raportua për arrestimin e politikanit pro-rus Viktor Medvedchuk, nga autoritetet ukrainase. 67-vjeçari shihet si aleati më i ngushtë i presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.

Rusia komentoi arrestimin, duke këmbëngulur se Medvedchuk nuk kishte asnjë kanal komunikimi me Kremlinin.

I pyetur në lidhje me një propozim ukrainas për të shkëmbyer Medvedchuk me ukrainasit e ndaluar në Rusi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se biznesmeni i pasur ishte një shtetas ukrainas dhe një politikan i huaj, shkruan BBC.

Komentet tregojnë se udhëheqja ruse po distancohet nga Medvedchuk.