Konfirmimi

Rusia arreston një shtetas amerikan nën akuzat për drogë

Një shtetas amerikan është arrestuar në Rusi nën akuzën për drogë që mund të çojë deri në 20 vjet burgim, tha të martën një gjykatë në Moskë.

Gjykata e Qarkut Ostankino e Moskës tha se më 6 janar Robert Romanov Woodland është lënë në paraburgim deri më 5 mars për akuzat në lidhje me blerjen ose posedimin e paligjshëm të drogës, raporton Reuters.

Faqja ruse e lajmeve në internet Mash tha se Woodland, 32 vjeç, u akuzua për tentativë për prodhim dhe shitje në shkallë të gjerë të drogave të paligjshme. Ai u arrestua më 5 janar, njoftoi Mash.