Rusia arreston një ndër politikanët e fundit që kundërshton luftën në Ukrainë

Disidenti rus i luftës Roizman është arrestuar gjatë ditës së sotme në Yekaterinburg, Rusi.

Roizman ishte një nga politikanët e fundit të shquar të opozitës në Rusi, i cili nuk ishte vrarë, arrestuar apo dëbuar me forcë nga vendi deri më tani.

Ndërsa Yevgeny Roizman po nxirrej nga banesa e tij nga policia këtë mëngjes, një gazetar në pritje e pyeti atë pse po akuzohej.

“Vetëm për një frazë,” ishte shprehur Roizman, 59 vjeç, “Pushtimi i Ukrainës”.

Ndaj tij është hapur një çështje e rëndë penale për “diskreditim të forcave të armatosura ruse”.

Kjo është një akuzë e zakonshme që përdoret kundër aktivistëve rusë që flasin kundër luftës në Ukrainë.