Lavrov

Rusia: Amerika po e shtynë Kosovën që ta formojë Ushtrinë

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavror ka vlerësuar se përpjekjet e BE-së në ndërmjetësimin e dialogut ndermjet Kosovës dhe Serbisë kanë dështuar dhe se SHBA-të po e shtyjnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Është e dukshme se përpjekjet e BE-së kanë dështuar, pasi që Prishtina ka refuzuar t’i përmbushë të gjitha marrëveshjet të cilat janë arrit deri më tash”, ka thënë Lavror.

Shefi i diplomacisë ruse ka saktësuar se, para se gjithash, mendon se ka dështuar krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, transmeton Ballkani.info.

“Qëllimi i Prishtinës për formimin e ushtrisë paraqet shkeljën më të rëndë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përveç kësaj, Prishtinën për këtë po e shtyjnë nga jashtë, para se gjithash nga SHBA-të”, ka thënë ai për Sputnik.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunim ndërkombëtar të Unionit të Komoreve, Suef Mohamed el-Amini, Lavrov ka thënë se Rusia e mbështetë vendimin e Komoreve që ta tërheqë njohjen e Kosovës. /Ballkani.info/