Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës (FSB), ka akuzuar autoritetet ruse për “provokim të qëllimshëm”, pasi Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, pretendoi të hënën se një predhë e gjuajtur nga territori ukrainas ka shkatërruar një pikë të rojes kufitare në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë, transmeton Reporteri.net.

“Deklarata e FSB-së së Federatës Ruse për bombardimet nga territorit ukrainas, si rezultat i të cilave u shkatërrua vendndodhja e rojeve kufitare të Federatës Ruse, është provokim i qëllimshëm”, ka thënë të hënën për CNN, Garda Shtetërore Kufitare e Ukrainës.

“Në veçanti vendi i saktë ku ndodhi nuk është specifikuar fare, përveç përmendjes 150 metra nga kufiri ruso-ukrainas”, shtoi tutje.

FSB është agjencia kryesore e sigurisë së brendshme ruse dhe mbikëqyr mbrojtjen e kufirit shtetëror rus.

Të hënën, ajo tha se “një predhë e paidentifikuar e gjuajtur nga territori i Ukrainës shkatërroi plotësisht” një pikë kontrolli.