Rusia agresion edhe ndaj Japonisë, vendos sistem raketor në territorin e kontestuar

Ushtria ruse ka vendosur sistemin e saj të tretë raketor të mbrojtjes në Ishujt Kuril, një territor i Paqësorit, që Japonia thotë se është i saj.

Marina ruse po ashtu kishte vendosur sistem raketor në këtë ishull në vitin 2016. Flota e ruse ka ngritur një “qytet ushtarak autonom” të veçantë në ishullin e pabanuar vullkanik për të siguruar mirëmbajtjen operacionale të raketave, që kanë një rreze veprimi deri në 450 kilometra.

Ushtria ruse ka njoftuar më parë planet për të ndërtuar një aeroport për aeroplanët e lehtë të transportit ushtarak dhe një pikë bazë për anijet e marinës ruse në Matua. Kremlini tha të enjten se Rusia është e lirë të vendosë sistemin raketor ‘Bastioni’ kudo që e sheh të përshtatshme. Rusia ka kontrolluar Ishujt Kuril, të cilët shtrihen në veri të Hokkaido të Japonisë dhe quhen Territore Veriore nga Tokio, që kur e pushtoi atë në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Mosmarrëveshja territoriale dhe militarizimi në rritje i Rusisë i zinxhirit të ishullit e ka mbajtur Moskën dhe Tokion nga nënshkrimi i një marrëveshjeje paqeje që do t’i jepte fund zyrtarisht armiqësive të tyre gjatë kohës së luftës.

Po ashtu Rusia është duke treguar agresion ndaj Ukrainës, që ka dërguar mijëra trupa në kufi, e që kjo është parë shumë shqetësuese nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. Ukraina ka bërë thirrje që të ndalet agresioni i Putinit, që javëve të fundit u akuza për tentim të një grusht shteti në Ukrainë.