Rusi që dëshironte t’i bashkohej ushtrisë ukrainase, dënohet me 5 vite burg

Rusi 22-vjeçar, banor i rajonit të Saratovit, u shpall fajtor pasi u kap duke u përpjekur që t’i bashkohet forcat ushtarake ukrainase.

Gjykata rajonale në Bryansk e dënoi Kirill Belousovin me pesë vjet heqje lirie dhe e dërgoi menjëherë në një burg të sigurisë së lartë, shkruan gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta.Djaloshi punonte si arkëtar në një zinxhir dyqanesh ushqimore gjersa gjykata pretendon se ai vendosi të bashkohej me Legjionin e Lirisë Ruse, i cili ka në radhët e veta rusët që luftojnë në anën ukrainase.

“Për të arritur qëllimin e tij, Belousov filloi të komunikojë me një rekrutues ukrainas dhe të stërvitet në mënyrë aktive”, vuri në dukje gjykata duke mos ofruar asnjë provë.

Belousov “ndoqi udhëzimet e rekrutuesit” dhe arriti në Bryansk me tren, dhe më pas udhëtoi me autobus në një fshat në kufirin ukrainas, ku rusët e ndaluan atë.

“Sinqerisht pendohem dhe ju lutem mos më ndëshkoni ashpër”, citoi gjykata fjalët e të pandehurit, duke shtuar se ai e pranoi fajin.

Ndryshe, Gjykata Rajonale e Bryanskit deri më tani ka gjykuar edhe katër rusë të tjerë që kanë kërkuar t’i bashkohen ushtrisë së Ukrainës.