Rusi: Nga rrëzimi i helikopterit ushtarak Mi-8 mbesin të vdekur tre ushtarë rusë

Helikopteri ushtarak rus Mi-8, i cili i përkiste Gardës ruse është rrezuar në rajonin e Leningradit, ku si pasoj e rrëzimit helikopteri kishte marr flakë, duke lënë të vdekur pilotin, ndihmës pilotin si dhe teknikun e helikopterit.

Helikopteri Mi-8 ishte në fluturim të rregullt stërvitor dhe sipas informacioneve të pa konfirmuar arsyeja e rrëzimit ishte dështimi i motorit, që thuhet se ka mundur të vije si pasoj e nxehtësisë së madhe, pasi që gjatë ditës në atë rajon temperaturat e ajrit ishin të larta.

Aksidentet ajrore në Ushtrinë ruse nuk janë të pakta, këto vijnë si pasoj e pajisjeve të vjetruara dhe servisimeve jo adekuate, andaj arsyetimi se rrëzimi i helikopterit Mi-8 ka mundur të ndodh si pasoj e temperaturave të larta mund të mos qëndroj pasi që motorët e helikopterëve janë të ndërtuar në atë mënyrë që ti rezistojnë si temperaturave të larta ashtu edhe atyre të ulëta.