Rusi, alarme për bombë në disa qendra tregtare
Mijëra persona u evakuuan pas alarmeve për bombë në disa qendra të mëdha tregtare në kryeqytetin e Rusisë, Moskë
Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS duke u bazuar në autoritetet e sigurisë, në gjithsej 10 qendra të mëdha tregtare si Artrium, Tsvetnoi, Kapitoliy, Megapolis në Moskë janë dhënë alarme për bombë.
Pas alarmeve mijëra persona janë evakuuar nga qendrat tregtare, ndërsa policia ka bërë hetime në ndërtesat.
Në Rusi vitin e kaluar nga shtatori deri në dhjetor mbi 2.6 milionë persona ishin evakuuar për shkak të kërkimeve të bëra në rreth 4.000 ndërtesa për shkak të alarmeve të rreme për bomba.