Rusët pushtojnë edhe një qytet tjetër në Ukrainë

Qyteti Sumy në verilindje të Ukrainës është marrë nën kontrollën e forcave ruse.

Një qytetar 33 vjeçar i ka thënë mediumit se forcat ruse kanë pushtuar rrugët e qytetit.

“Unë jetoj jo shumë larg shkollës së stërvitjes së artilerisë, ku u zhvilluan luftime dje kur erdhën rusët. Unë kam prindër të moshuar dhe një fëmijë të vogël, kështu që mendojmë se është më mirë të qëndrojmë. Një shoqe është gjithashtu me ne me fëmijën e saj. Ne kemi pak ushqim dhe nga ajo që di nga miqtë që u përpoqën të largoheshin, njerëzit janë në radhë në kufijtë jashtë Ukrainës dhe burrat nuk lejohen të largohen. I gjithë trafiku në qytet është ndalur dhe në rrugë ka bllokada ruse. Nëse qytetarët nuk qëllojnë mbi rusët, ata nuk qëllojnë mbrapa. Ata arritën para drekës dje, kur dëgjuam të shtënat. Është qetë tani. Deri tani janë vetëm ushtarë rusë dhe nuk po bëjnë asnjë ndërhyrje”, ka thënë ai.

“Unë mendoj se rusët duan një Bashkimi të ri Sovjetik dhe ata duan ne si pjesë të tij, por askush nuk e dëshiron këtë. Kemi dëgjuar gjithashtu se rusët kanë marrë Okhtyrka që është 70 kilometra nga këtu dhe më në perëndim. Ata kanë vendosur flamurin rus”, ka thënë ai tutje.