Rusët “i kallin vëllezërit serbë” me shqiponjën shqiptare

Siç  njoftojnë mediat serbe, në llogarinë e twitter, “Euro 2020 Sankt Peterburg”, disa orë para ndeshjes të futbollit Rusi-Serbi, ishte postuar fotografia ku lojtari rus, Fedor Smolov, bënte simbolin e shqiponjës shqiptare.

Serbët janë befasuar kur e kanë parë postimin e rusëve.

“Rusët nuk kanë miq, ata kanë vetëm interes”, kanë thënë shumica e atyre që kanë komentuar në rrjete sociale pas shpërndarjes së kësaj fotografie.

Përndryshe, serbët e konsiderojnë këtë gjestikulacion si ofendues ndaj tyre. Veçmas, që nag humbja e Serbisë në Kampionatin Botëror në vitin 2018, kur Zvicra eliminoi Serbinë me rezultat 2:1.

Dy shqiptarët, Shaqiri dhe Xhaka shënuan në portën serbe dhe festuan me duar, duke simbolizuar shqiponjën dykrerëshe. Që nga ataherë, në shenjë proteste për dënimin e Shaqirit dhe Xhakës nga FIFA për këtë “provokim”, shumë sportistë në botë e bëjnë këtë simbol.