Rusët bombardojnë fshatin në Ukrainë, raportohet për të plagosur

Trupat ruse kanë kryer një sulm me raketa në një fshat në rrethin Vilniansk të rajonit Zaporizhzhia të Ukrainës, raporton Skynews.

Mediet ukrainase shkruajnë se nga sulmi ka të plagosur, por nuk dihet ende sa persona janë lënduar.

Administrata ushtarake e rajonit postoi në Telegram: “Në orën 02:44 më 22 maj, trupat ruse lëshuan raketa në infrastrukturën civile në një fshat në rrethin Vilniansk të Zaporizhzhia Oblast.”