Rusët bombardojnë civilët gjatë evakuimit në Mariupol

Nga raportimet më të fundit, thuhet se Rusia po bombardon një rrugë evakuimi në qytetin e rrethuar të Mariupolit, në Ukrainë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, tha se forcat ruse po sulmonin korridorin humanitar mes qytetit Mariupol dhe Zaporizhia, raporton “BBC”.

Zyrtari ukrainas shtoi se 8 kamionë dhe 30 autobusë janë rrugës për të dërguar ndihma humanitare në qytet dhe për të evakuuar civilët. Civilët kanë jetuar atje pa ujë dhe energji elektrike prej gati një jave, ndërsa tashmë po ju mbaron edhe ushqimi.