Ushtria ruse si duket ka ndërruar taktikë në projektimin e sajë për pushtimin e Ukrainës, mekanizmat e rëndë ushtarak u janë shkatërruar në masë të madhe, ndërsa tani e tutje kanë filluar të përdorin veturat civile për të luftuar.
Metoda të tilla të kombinimit të ushtarëve dhe armëve me automjetet civile, kemi parë vite më parë nga celulat e ISIS’it të cilët luftonin nëpër zona të ndryshme në Lindjen e Mesme.
Deri më tani mbi 17 mijë ushtarë rusë kanë mbetur të vrarë në Ukrainë, ndërsa afro 600 tanke dhe mijëra pajisje ushtarake dhe logjistike kanë mbetur të shkatërruara gjatë pesë javë luftime ndërmjet palëve.
Ushtria ukrainase po ndërmerr kundërsulme të shpeshta nga do nëpër Ukrainë, duke iu shkaktuar humbje të konsiderueshme forcave të Putinit.
Raportohet se nga sot kryeqyteti Kiev merr frymë më lirshëm, pasi që qyteti Irpin i cili ndodhët disa kilometra larg kryeqendrës tashmë është çliruar, ndërsa edhe në qytetin Chernihiv forcat ruse janë tërhequre e ripozicionuar më larg kryeqytetit.
Rebelët e ISIS me vetura civile duke luftuar nëpër vende të ndryshme të lindjes së mesme.







