Kolonat e gjata ruse me auoblinda, tanke e raketahedhësa në rrugët e Ukrainës kanë qenë cak shumë i lehtë për ukrainasit, të cilët e kanë shfrytëzuar situatën mjaft mirë për t’i shkaktuar dëme të konsiderueshme forcave pushtuese.
Dronët ukrainas e treguan veten që nga ditët e para të invazionit rus, duke goditur konvojet e gjata të furnizimeve dhe kolonat e automjeteve ruse të ngecura nëpër rrugë. Në këto sulme të suksesshmë, dronëve iu kanë bashkangjitur edhe artileria.
Së fundmi kanë dalur pamje nga sulmet me artileri nga ukrainasit, në jug të vendit, atje ku po zhvillohen beteja të ashpra për qytetet Mykolaiv dhe Mariupol.
Ukrainian artillery in action against Russian columns in the south pic.twitter.com/NRB0P7kvfn
— Illia Ponomarenko 🇺🇦 (@IAPonomarenko) March 23, 2022
Edhe në këtë rast kolonat ruse duket të jenë të ngecura dhe bëhen cak i lehtë për sulm.
Nuk dihet saktë vendi ku janë kryer këto sulmeve, mirëpo është e mundur që janë nga kundërofensiva ukrainase në Mykolaiv, që ditë më parë zbrapsi rusët nga aty dhe i ktheu në Kherson.
Deri më tani, Ukraina pretendon që ka shkatërruar 509 tanke, 1.556 autoblinda, 252 sisteme artilerish dhe mbi 1 mijë kamionë furnizimesh.
According to the Armed Forces of #Ukraine, the losses of the #Russian army in Ukraine in 26 days of the war exceed the losses of the #Soviet army for 10 years of the war in #Afghanistan. pic.twitter.com/CIieerad5I
— NEXTA (@nexta_tv) March 22, 2022







