Nga dita e parë e Vitit të ri presidencën e BE-së për gjashtë muaj e ka Rumania.
Ky fakt aspak nuk ia ka mbushur syrin Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
Në intervistë për gazetën gjermane ”Die Welt” ai tha se nuk e di nëse Rumania e kupton çka do të thotë të mbash Presidencën e BE-së. Kjo ka shkaktuar dridhje në Bruksel.
Ndërkohë ka edhe plotë dilema për Kryesimin rumun të Unionit, karshi Kosovës.
Bukureshti zyrtar nuk e ka pranuar shtetin e kosovarëve.
Në një përgjigje të shkruar për Klan Kosova, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, thotë se nga Presidenca rumune presin që Kosova dhe Ballkani Perëndimor të jenë prioritet.







