Rumania nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim pa gola me Islandën, në ndeshjen e grupit J të eliminatoreve evropiane për Botërorin e vitit të ardhshëm. Ndeshja u luajt të enjten mbrëma në Bukuresht.
Me barazim gjasat e Rumanisë për të zënë vendin e dytë në grup janë zvogëluar. Vendi i dytë dërgon në plejof, përkatësisht jep edhe një mundësi për kualifikim në Botëror.
Rumania është e treta në grup me 14 pikë, një më pak se Maqedonia e Veriut që është e dyta. Prinë Gjermania me 24 pikë, që më herët fitoi grupin dhe u kualifikua. Armenia është e katërta me 12 pikë, ndërsa Islanda renditet e pesta me 9 pikë. Lihtenshtajni mbyll klasifikimin në këtë grup me 1 pikë.
Të dielën prej orës 18:00 luhen ndeshjet e fundit. Maqedonia e Veriut e pret Islandën dhe e ka në dorë fatin e sigurimit të pozitës së dytë. Me fitore, Maqedonia renditet e dyta. Armenia – Gjermania dhe Lihtenshtajni – Rumania janë dy ndeshjet tjera të grupit J.







