Rukiqi: Të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë të hapen deri të enjten

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka bërë thirrje që të hapen të gjitha bizneset. Sipas tij, hapja e tyre duhet të bëhet jo më larg se më 28 maj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rukiqi ka thënë se numri i vogël i rasteve në kujdes intensiv, janë argument i mjaftueshëm për hapjen e të gjitha bizneseve.

“Është koha për hapje të të gjitha bizneseve, jo më larg se data 28 Maj 2020. Situata me pandeminë, numri i menaxhueshëm i rasteve të infektuara, numri i vogël i rasteve në kujdes intenziv, janë argument i mjaftueshëm për hapjen e të gjitha bizneseve, sigurisht përcjellur me masat mbrojtese dhe distancimin social adekuat. Ta hapim ekonominë dhe të fokusohemi në rimekëmbjen ekonomike”, ka shkruar Rukiqi.