Berat Rukiqi

Rukiqi: Qeveria “kapëse” ka dështuar në tentativën për kapjen e tregut

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Çmimet Tavan.

Rukiqi duke e quajtur Qeverinë “kapës” ka dështuar në tentativë për kapjen e tregut.

Ai tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës njëjtë ka dështuar në kapjen e sistemit të drejtësisë, përmes ligjeve anti-kushtetuese.

Postimi i plotë:

Qeveria “kapese”, deshtoj ne tentativen per kapjen e tregut (vendimi i djeshem i Gjykates Kushtetuese, qe e shpalli antikushtetues, Ligjin pe Çmimet Tavan), njejte siç ka deshtuar ne tentativen per kapjen e sistemit te drejtesise, permes ligjeve antikushtetuese.

Tani e ka rradhen nje ligj, i cili ne emer te krijimi te nje Fondi Sovran, ka per qellim futjen e duarve te Qeverise, ne ekonomine e tregut te lire, perkatesisht ne krijimin e nje konkurrence te pabarabarte per sektorin privat dhe ndermarresit. Ligji eshte ne procedure parlamentare dhe nese kalon verzioni aktual, padyshim ka baze te mjaftueshme, per kontestim ne Gjykaten Kushtetuese, pasi qe cenon themelet baze te Kushtetues, perkatesisht dispozitat qe rregullojne ekonomine e tregut te lire.