Rukiqi publikon transaksionet milionëshe të Berishajt me GEN-in serb: Të ndriçohet rrjedha e parasë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka krahasuar aferën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj me aferën “Watergate” që rrëzoi nga pushteti presidentin Nixon.

Ai ka thënë se në dokumentarin “All the President’s Man”, që portretizon aferën në fjalë fraza e rëndësishme “Follow the Money” mund të jetë referencë që sugjeron që korrupsioni politik mund të identifikohet nga rrjedha e parasë te partitë politike.

Rukiqi e ka fjalën për financimin e tyre dhe kampanjave të partive politike.

Anëtari i LDK-së ka bërë gjithashtu thirrje të ndriçohet ky rast deri në fund.

Postimi i plotë:

“Follow the Money”

Në dokumentarin “All the President’s Men”, që e potretizon në detaje aferen “Watergate”, aferë që e rrëzoj nga pushteti, Presidentin Nixon. është një frazë e rëndësishme “Follow the Money (Percjelle rrjedhen e parasë).

“Follow the money” është referencë që na sygjeron që korrupsioni politik mund të ndriçohet, nëse identifikohet rrjedha e parasë të partitë politike, përkatësisht financimi i tyre dhe i kampanjave të tyre.

Transkaksionet mes Martinit dhe GEN-it të Serbisë dhe rrjedha e parasë pas këtyre transaksioneve duhet të ndriçohen, për të ndriçuar shumë të verteta mbi (jo)patriotizmin dhe korrupsionin politik.