Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qeverinë Kurti se po pengon, siç tha ai, “zhvillimin e kryeqytetit”.

Ai ka akuzuar pushtetin për ndikim në sistemin gjyqësor pas vendimit për ndërprerjes së ndërtimit të Rrugës A, mungesën e financimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Prishtinës.

Postimi i plotë:

Ministri dhe shefi i tij, po e pengojne zhvillimin e Kryeqytetit. Per kete faktet jane evidente:

1. Me ndikime ne sistemin gjyqesor, permes familjareve te deputeteve (motra e deputetes Pacolli), e kane nderprere ndertimin e “Rruges A”. Heret a vone, rruga do te perfundoje, pa asnje perkrahje financiare, nga Qeveria.

2. Pa asnje argument te qendrueshem, me kokefortesi, nuk po e financojne projektin me kapital per zhvillimin e Kryeqytetit, “Projektin e Unazes”.

3. LDK e voton çdo marreveshje nderkombetare, pasi qe ne asnje rrethane, nuk e demton interesin e qytetareve, për kalkulime te polites ditore. Kete e kane bere dhe vazhdon ta beje, partia e Ministrit Murati dhe shefi i tij, te cilet nuk e huqin asnje mundesi te ofendojne, linçojne dhe sulmojne opoziten dhe çdo kundershtar politik.