Rukiqi i përgjigjet Haradinajt: S’e pata me ty!

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se deklarimi i tij që gjasat për liberalizim të vizave janë 50/50 nuk ka pasur të bëjë me kryeministrin, Ramush Haradinaj andaj edhe nuk e ka pritur reagimin e këtij të fundit.

“Komenti im s’ka pas të bëjë me kryeministrin Haradinaj nuk kisha prit reagim nga kryeministri,” tha Rukiqi.

“Pjesa që ndërlidhet me liberalizimin dhe bizneset është e ndërlidhur ngushtë. Ata që do të gëzohen më së shumti janë bizneset”.

Një ditë më parë, Rukiqi ka thënë se Franca dhe Holanda janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj kritikoi ashpër deklarimet e Rukiqit rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Lexoni edhe:

https://www.ballkani.info/haradinaj-i-pergjigjet-rukiqit-ti-merru-me-biznes-se-skupton-rreth-liberalizimit-te-vizave/